Partnerët

Bëhuni partner i devBooks

Njihni biznese që kanë nevojë për një sistem ERP për menaxhimin e tyre? Rekomandoni ose shisni devBooks dhe fitoni për çdo klient që sillni. Ne ju trajnojmë, ju japim llogari demo dhe jemi pranë jush për çdo pyetje teknike.

Regjistrohuni si partner

Mbi 27,000

Çdo ditë

biznese punojnë me aplikacionet tona

devPOS, devBooks, devPMS dhe devHR, të gjitha nga dev.al

Përfitimet

Çfarë fitoni si partner

  • Komision për çdo klient që sillni

    Për çdo biznes që nis të punojë me devBooks përmes jush, fitoni edhe ju. Kushtet jua shpjegojmë në takimin e parë.

  • Trajnim për produktin

    Trajnimi ndjek rrugën e një fature deri te pasqyrat financiare, e njëjta që do t'ua tregoni klientëve në llogarinë demo.

  • Llogari demo

    Një llogari demo me të dhëna shembull, për t'ua treguar programin klientëve në takim.

  • Mbështetje nga dev.al

    Për pyetjet teknike të klientëve tuaj keni pranë ekipin e dev.al në Tiranë.

  • Materiale shitjeje

    Prezantime dhe materiale për devBooks, gati për t'ua dërguar klientëve.

  • Një emër që tregu e njeh

    devBooks është nga dev.al, kompania pas devPOS, dhe lidhet me devPOS në kohë reale.

Produktet e tjera

Gjithë portofoli i dev.al

Si partner nisni me devBooks, por klientëve tuaj u përshtaten edhe produktet e tjera të dev.al.

  • devPOS

    Fiskalizimi dhe shitjet me POS, i lidhur me devBooks në kohë reale.

  • devPMS

    Menaxhimi i hoteleve: rezervime, recepsion dhe mbi 100 kanale online si Booking dhe Expedia.

  • Pago

    Llogari biznesi dhe shërbime pagese, nga i njëjti grup me dev.al.

Për kë

Kush mund të bëhet partner

Zyrat e kontabilitetit, servisët IT dhe konsulentët që bizneset i kanë tashmë si klientë.

  • Zyrat e kontabilitetit

    Mbajnë librat e disa bizneseve; paketa Kontabilist mbulon deri në 30 subjekte me 3 përdorues.

  • Shitësit dhe servisët IT

    Instalojnë kompjuterë, arka fiskale ose programe te bizneset.

  • Konsulentët e biznesit

    Këshillojnë bizneset për tatimet, financat ose organizimin.

Si funksionon

Tre hapa deri te klienti i parë

  1. 1

    Regjistrohuni

    Plotësoni formularin në këtë faqe.

  2. 2

    Takimi njohës

    Shohim bashkë cilët nga klientët tuaj mund të punojnë me devBooks, dhe ju japim kushtet e komisionit.

  3. 3

    Trajnimi dhe fillimi

    Merrni trajnimin dhe llogarinë demo, pastaj nisni t'ua prezantoni devBooks klientëve.

Regjistrimi

Regjistrohuni si partner

Plotësoni të dhënat dhe ju kontaktojmë për takimin njohës.

Keni pyetje para regjistrimit? Na shkruani në ose na telefononi në .

Fushat me yll janë të detyrueshme.