Raportet e çdo muaji
Librat e shitjes dhe të blerjes nuk përpilohen më vete: plotësohen nga faturat që regjistroni, edhe nga ato që vijnë nga SelfCare, dhe i hapni direkt në ndërfaqe para se të përgatitni deklaratën e TVSH-së. Raportet e verifikimit për klientë, furnitorë dhe artikuj tregojnë ku nuk përputhen shifrat, që diferencat t’i gjeni ju para se t’i gjejë një kontroll.
Raportet që i shihni rregullisht, si shitjet e javës ose faturat me afat të kaluar, i planifikoni një herë dhe ju vijnë me email sipas frekuencës që zgjidhni. Kolonat dhe filtrat që vendosni ruhen për herën tjetër, dhe çdo raport eksportohet në Excel ose PDF.
Pasqyrat financiare dhe paneli drejtues
Pasqyra e aktiveve dhe pasiveve, pasqyra e performancës dhe cash flow gjenerohen nga regjistrimet e vitit, pa i ndërtuar në Excel. Pasqyrat e 2026 dorëzohen në e-Filing deri më 31 mars 2027 dhe në QKB deri më 31 korrik 2027; hollësitë janë te afati i pasqyrave financiare, ndërsa deklarata vjetore te deklarata e tatimit mbi fitimin.
Për pronarin, paneli drejtues mbledh në një ekran marzhin e fitimit, ditët mesatare të arkëtimit, rrotullimin e inventarit dhe pozicionin e parasë. Shitjet krahasohen vetë me të njëjtat ditë të periudhës së mëparshme, ndaj një muaj që nis dobët duket që në javën e parë. Kur ju duhet një analizë që nuk e mbulon asnjë nga rreth 70 raportet e gatshme, raportin gjenerik e konfiguroni vetë.