Falas · Pa regjistrim · 2026
Sa mbetet neto nga paga juaj bruto?
Shkruaj pagën bruto ose neto dhe merr neto-n, ditoren, vjetorin dhe krahasimin me pagën minimale e mesatare, me parametrat zyrtarë të 2026. P.sh. nga paga mesatare 92 150 L bruto mbeten 73 750 L neto në dorë.
Kalkulatori
Llogarit pagesën
Kontributet, TAP-i dhe kostoja për punëdhënësin llogariten me të njëjtat rregulla si moduli i pagave i devBooks.
≈ Paga bruto e llogaritur: 92 150 L
Llogaritja bëhet në shfletuesin tuaj, pa emër dhe pa email. Shifra shtohet vetëm në adresën e faqes (?bruto= ose ?neto=), që rezultatin ta ndani si link, si tekst ose si screenshot.
Tabela
Bruto → neto për 2026
Nga paga minimale te 250 000 L, me pragjet ku ndryshon TAP-i (50 000, 60 000 dhe 200 000 L) dhe plafondin e sigurimeve shoqërore (186 416 L).
| Bruto / muaj | Kontributet e punonjësit | TAP | Neto në dorë | Kosto e punëdhënësit |
| 50 000 L (minimalja) | − 5 600 L | − 0 L | 44 400 L | 58 350 L |
| 60 000 L | − 6 720 L | − 3 250 L | 50 030 L | 70 020 L |
| 70 000 L | − 7 840 L | − 5 200 L | 56 960 L | 81 690 L |
| 80 000 L | − 8 960 L | − 6 500 L | 64 540 L | 93 360 L |
| 92 150 L (mesatarja) | − 10 321 L | − 8 080 L | 73 750 L | 107 539 L |
| 100 000 L | − 11 200 L | − 9 100 L | 79 700 L | 116 700 L |
| 120 000 L | − 13 440 L | − 11 700 L | 94 860 L | 140 040 L |
| 150 000 L | − 16 800 L | − 15 600 L | 117 600 L | 175 050 L |
| 186 416 L | − 20 879 L | − 20 334 L | 145 203 L | 217 547 L |
| 200 000 L | − 21 110 L | − 22 100 L | 156 790 L | 231 362 L |
| 250 000 L | − 21 960 L | − 33 600 L | 194 440 L | 282 212 L |
- Parametrat 2026: paga minimale 50 000 L bruto (pa TAP); kontributet e punonjësit 9.5% + 1.7%; plafondi i sigurimeve shoqërore 186 416 L/muaj; sigurimet shëndetësore pa plafond.
- TAP llogaritet mbi pagën bruto: 0% deri 50 000; 13% mbi 35 000 për 50-60 mijë; 13% mbi 30 000 për 60-200 mijë; 23% me 22 100 fikse mbi 200 000.
- Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri: 92 150 L, sipas INSTAT, Statistikat e Pagave T2 2026.
- Llogaritja është e njëjta me modulin e pagave të devBooks dhe orientuese për një punësim standard kryesor; raste të veçanta (pagë e arit, bonuse, leje) llogariten ndryshe.
- Burimet: DPT, paga minimale nga 1 janari 2026, DPT, kontributet e sigurimeve dhe Ligji nr. 29/2023 për tatimin mbi të ardhurat. Kalkulatori nuk zëvendëson këshillën e kontabilistit.
Shtoje kalkulatorin në artikullin tënd (për media dhe blogje)
Një
Kështu duket në artikull
Si llogaritet paga neto në 2026?
Pyetje
Pyetje për pagën
Paga minimale, TAP-i, parametrat e 2026 dhe kostoja për punëdhënësin, me shifrat e kalkulatorit.
Sa mbetet neto nga paga minimale 50 000 L?
Nga 50 000 L bruto mbeten rreth 44 400 L neto në dorë: pas kontributeve të punonjësit (sigurime shoqërore 9.5% dhe shëndetësore 1.7%). Paga minimale nuk paguan tatim fare, sepse pragu i TAP-së është saktësisht 50 000 L bruto. Paga minimale bruto u rrit në 50 000 L më 1 janar 2026.
Si llogaritet paga neto nga bruto?
Nga paga bruto zbresin kontributet e punonjësit: sigurimet shoqërore 9.5% (mbi deri në 186 416 L) dhe sigurimet shëndetësore 1.7%. Tatimi progresiv (TAP) llogaritet mbi pagën bruto: 0% deri në 50 000 L; 13% vetëm për shumën mbi 35 000 L për pagat 50-60 mijë; 13% për shumën mbi 30 000 L për pagat 60-200 mijë; dhe 23% (me 22 100 L fikse) për pjesën mbi 200 000 L. Kujdes: kufiri i 50 000 L është i mprehtë - një pagë pak mbi të del me më pak neto se paga minimale. Shembujt e llogaritur hap pas hapi janë te artikulli për pagën bruto-neto 2026.
Cilat janë parametrat 2026 që përdor kalkulatori?
Paga minimale 50 000 L bruto/muaj (pa TAP); plafondi i sigurimeve shoqërore 186 416 L/muaj (shëndetësoreja pa plafond); kontributet e punonjësit 9.5% + 1.7% dhe të punëdhënësit 15% + 1.7%; pragjet e TAP mbi pagën bruto: 0% deri 50 000, 13% me zbritje 35 000 / 30 000 për 50-200 mijë dhe 23% mbi 200 000 (burimet: DPT, paga minimale nga 1 janari 2026, DPT, kontributet, Ligji nr. 29/2023 për TAP-in). Paga mesatare në Shqipëri ishte 92 150 L bruto sipas INSTAT, Statistikat e Pagave T2 2026.
Pse kostoja për punëdhënësin është më e lartë se paga bruto?
Përveç pagës bruto, punëdhënësi paguan edhe kontributet e veta për punonjësin: sigurime shoqërore 15% dhe sigurime shëndetësore 1.7%. Kështu një pagë bruto 100 000 L i kushton biznesit 116 700 L në muaj: 15 000 L sigurime shoqërore dhe 1 700 L shëndetësore mbi pagën.
Sa i saktë është rezultati?
Kalkulatori përdor të njëjtën matematikë si moduli i pagave i devBooks - parametrat 2026 dhe mënyrën e rrumbullakimit. Rezultati është orientues për një punësim standard kryesor: raste të veçanta - paga e arit, bonuse, pagesa gjysmë muaji, leje ose raporte mjekësore - llogariten ndryshe, prandaj për pagat në kontratë mbështetuni te fleta e pagës.
A kushton diçka kalkulatori?
Jo. Është falas, pa regjistrim dhe pa emër a email. Për listëpagesën e gjithë stafit, devBooks ka modulin e burimeve njerëzore dhe listëpagesës, që e kalon listëpagesën vetë në kontabilitet; për kohën e punës, lejet dhe turnet, dev.al ka edhe devHR.
Pagat automatike me devBooks
devBooks llogarit pagat, kontributet dhe TAP-in për çdo punonjës, i mban deklaratat në SelfCare dhe i lidh me kontabilitetin. Në një demo të shkurtër e shihni live me të dhënat tuaja.
ose telefononi në ose shkruani në