devBooks, sistemi ERP për menaxhimin e biznesit nga dev.al

Program kontabiliteti dhe ERP për biznesin në Shqipëri

Shitjet e blerjet, magazina, prodhimi, pagat, kontabiliteti dhe raportet në një sistem, me të dhëna në kohë reale. Pyetni Devin në aplikacion ose në WhatsApp. Abonimi nis nga 28 000.00 L në vit, me TVSH.

  • 27,000+ biznese punojnë me aplikacionet e dev.al
  • Faturat nga SelfCare hyjnë vetë në kontabilitet
Paneli i devBooks me shitjet e muajit, blerjet, arkën dhe debitorët, butoni i Devit në cep dhe një bisedë me Devin në WhatsApp
Paneli i devBooks në web, me Devin në cep, dhe Devi në WhatsApp. Të dhëna demo.

Shkurt

Çfarë është devBooks?

Një sistem ERP në web për menaxhimin e biznesit, i ndërtuar nga dev.al. Shitjet e blerjet, magazina, prodhimi, asetet, pagat, pikat e shitjes dhe kontabiliteti punojnë së bashku në një vend.

Para dhe pas

Çfarë zëvendëson devBooks?

Tabelat, llogaritjet me dorë dhe të dhënat që hidhen dy herë.

  • Sot: Tabelat Excel për shpenzimet

    Me devBooks: Qendra kostoje në strukturë peme dhe shpërndarje e shpenzimeve mbi dokumente dhe artikuj, me raport për secilën qendër.

    Kontabiliteti dhe financa
  • Sot: Llogaritjet manuale të pagave

    Me devBooks: Llogaritësja e pagës me bonuse, ndalesa dhe festat zyrtare; listëpagesa kalon vetë në kontabilitet.

    Burimet njerëzore
  • Sot: Hedhja me dorë e faturave nga SelfCare

    Me devBooks: Faturat e blerjes dhe të shitjes importohen automatikisht nga SelfCare përmes devPOS.

    Integrimet
  • Sot: Rakordimi me dorë i pagesave me faturat

    Me devBooks: Mandatet e arkës dhe të bankës lidhen automatikisht me faturat përkatëse dhe me shumat e shlyera.

    Shitje dhe blerje

Modulet

12 module që ndajnë të njëjtat të dhëna

Secili modul mbulon një pjesë të punës, por të gjithë lidhen mes tyre. Fatura e shitjes gjeneron vetë fletën e daljes, dhe skemat e postimit e bëjnë regjistrimin kontabël pa hedhje të dyfishtë.

Financa

  • Kontabiliteti dhe financa Plan kontabël si pemë dhe si tabelë, mandate arkëtimi e pagese, disa monedha dhe skema postimi që regjistrojnë vetë.
  • Raportim dhe analizë Rreth 70 raporte të gatshme, pasqyrat financiare, librat e shitjes e të blerjes dhe raporte që dërgohen vetë me email.
  • Asetet Aset me serial unik, amortizim fiskal dhe menaxherial paralel, rivlerësim, shtesa dhe nxjerrje jashtë përdorimit.

Njerëzit

  • Burimet njerëzore Regjistri i punonjësve, llogaritësja e pagës me bonuse e ndalesa dhe listëpagesa që kalon vetë në kontabilitet.
  • Agjentët e shitjes Komisione për agjentët dhe menaxherët sipas ekipit, objektiva me bonus retroaktiv mbi faturat e periudhës dhe renditje e agjentëve.

Shitje dhe operacione

  • Shitje dhe blerje Kërkesë, ofertë, urdhër dhe faturë të lidhura mes tyre, likuidim faturash dhe mandate që gjenerohen në postim.
  • Inventar dhe magazina Disa magazina, fletë hyrje e dalje me aprovim, seriale, barkode dhe njoftim kur artikulli bie nën stokun minimal.
  • Prodhimi Receptura me firo ligjore dhe menaxheriale, fletë për çdo fazë dhe skema postimi për prodhimin në proces.
  • Arka dhe pika e shitjes Ndërfaqe e dedikuar për pikën e shitjes, skanim barkodi, pagesa të ndara dhe arkë me gjurmë për çdo arkëtar.

Platforma

Lista e plotë e funksionaliteteve

Integrimet

I lidhur me SelfCare, fiskalizimin dhe devPOS

SelfCare dhe fiskalizimi mundësohen nga devPOS, që lidhet me devBooks në të dy drejtimet. Kurset e këmbimit vijnë vetë, dhe ajo që keni në Excel importohet. Faturat nuk hidhen më dy herë.

SelfCare

Faturat e blerjes dhe të shitjes importohen automatikisht.

Mundësohet nga devPOS

devPOS

Fiskalizimi i faturave dhe lidhja me SelfCare, e përditësuar përmes webhook-ut.

Përfshin fiskalizimin

devBooks

Kontabiliteti, magazina, shitjet, pagat dhe raportet, me të njëjtat të dhëna.

  • Banka e Shqipërisë

    Kurset e këmbimit përditësohen automatikisht.

  • Iliria 98

    Kurset referencë të blerjes dhe të shitjes.

  • devHR

    Të dhënat e burimeve njerëzore.

  • devPMS

    Të dhënat nga sistemi i menaxhimit të hotelit.

  • Excel

    Mbi 35 lloje importesh, me shabllone të gatshëm.

Shigjetat tregojnë nga vijnë të dhënat. SelfCare dhe fiskalizimi kalojnë përmes devPOS, që shkëmben të dhëna me devBooks në të dy drejtimet.

Si funksionojnë integrimet

Raportimi

Raporte në kohë reale, pa pritur mbylljen e muajit

Çdo faturë dhe mandat i postuar del menjëherë në pasqyrat financiare, në librat e shitjes e të blerjes dhe në treguesit e panelit drejtues.

  • Rreth 70 raporte të gatshme për kontabilitetin, shitjet, blerjet, inventarin, asetet, prodhimin, arkën dhe bankat.
  • Pasqyrat financiare dhe deklarimet tatimore gjenerohen automatikisht.
  • Librat e shitjes dhe të blerjes janë të lidhur me faturat dhe hapen direkt nga ndërfaqja.
  • Raportet e planifikuara gjenerohen dhe dërgohen me email sipas frekuencës që zgjidhni.
  • Çdo raport eksportohet në Excel dhe PDF, me kolonat dhe filtrat që ruhen për herën tjetër.

Raportimi dhe analiza në detaje

Pasqyra e pozicionit financiar në devBooks, me krahasimin me vitin e kaluar, eksportin në Excel e PDF dhe një raport të planifikuar me email
Raport nga devBooks, me të dhëna demo.

Asistenti me inteligjencë artificiale

Devi ju përgjigjet nga të dhënat tuaja

Pyesni me shkrim ose me mesazh zanor për një klient, një artikull apo një faturë, dhe Devi përgjigjet nga kartelat dhe faturat e kompanisë suaj. Mund ta provoni falas.

  • Në aplikacion

    Si panel bisede ose si faqe me ekran të plotë, me përgjigje që përmbajnë tekst, opsione me një klikim dhe skedarë për shkarkim.

  • Në WhatsApp

    Punoni me sistemin nga telefoni, pa hapur aplikacionin. Numri lidhet me një kod verifikimi që vlen 10 minuta.

  • Me zë

    Mesazhet zanore transkriptohen automatikisht dhe trajtohen si kërkesë e shkruar, edhe kur jeni në terren.

Si funksionon Devi, hap pas hapi

Bisedë me Devin në WhatsApp: një mesazh zanor për faturat e papaguara, lista e klientëve, skedari PDF dhe butonat e përgjigjes
Devi në WhatsApp, me të dhëna demo.

Platforma dhe siguria

Kush sheh çfarë, dhe kush ndryshoi çfarë

Secili përdorues sheh vetëm atë që i lejojnë rolet e tij, dhe për çdo ndryshim në një dokument mbetet emri i përdoruesit dhe data.

  • Mbi 500 të drejta të veçanta

    Të grupuara në role, plus kufizime të dedikuara për përdorues të caktuar.

  • Hyrje në dy hapa

    Ose me llogari Google, me bllokim pas tentativave të dështuara dhe rikuperim të fjalëkalimit me email.

  • Gjurmë e plotë

    Për çdo dokument dhe kartelë: kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.

  • Disa kompani, disa vite

    Secila kompani ka databazën e vet dhe kalimi mes tyre bëhet në çast.

  • Në shqip dhe në anglisht

    Ndërfaqja ofrohet në të dyja gjuhët.

  • Drafte dhe procesim në sfond

    Drafti ruhet për çdo lloj dokumenti; veprimet e mëdha procesohen në sfond.

Platforma, siguria dhe administrimi

Historiku i një fature shitjeje në devBooks, kush e krijoi, ndryshoi dhe postoi, dhe të drejtat e rolit Agjent shitjeje
Historiku i një dokumenti dhe të drejtat e një roli, me të dhëna demo.

Burime falas

Udhëzues dhe mjete për tatimet e pagat

Afatet, shifrat dhe hapat për kontabilitetin, fiskalizimin dhe pagat në Shqipëri.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Lidhja me SelfCare dhe devPOS, importet nga Excel, disa kompani, të drejtat e përdoruesve dhe Devi.

  • Cila është ERP-ja më e mirë në Shqipëri?

    Për shumicën e bizneseve, ajo që mban shitjet, magazinën, pagat dhe kontabilitetin në një sistem, pa i hedhur faturat dy herë. devBooks është sistemi ERP i dev.al, kompani shqiptare software-i që nga viti 2010 dhe prodhuesi i devPOS: 12 module që ndajnë të njëjtat të dhëna, me faturat nga SelfCare dhe fiskalizimin që kalojnë vetë përmes devPOS. Shihni modulet ose kërkoni një demo falas.

  • Cili është programi më i mirë i kontabilitetit?

    Ai ku regjistrimet kontabël bëhen vetë nga dokumentet. Në devBooks, skemat e postimit i kthejnë vetë faturat, pagat, asetet dhe prodhimin në regjistrime kontabël, mandatet e arkës dhe të bankës lidhen me faturat, dhe pasqyrat financiare e deklarimet tatimore gjenerohen automatikisht. Zyrat e kontabilitetit punojnë me disa kompani dhe disa vite fiskale, secila me databazën e vet. Shihni programin e kontabilitetit në detaje.

  • Cila është ERP-ja më e thjeshtë dhe më e lirë?

    Ajo ku paguani vetëm për modulet që përdorni. Në devBooks zgjidhni tipologjinë e biznesit dhe shtoni vetëm modulet që ju duhen: abonimi nis nga 28 000.00 L në vit me TVSH, dhe çmimin e saktë e shihni menjëherë në kalkulatorin e çmimeve, pa pritur ofertë. Punon në web, pa instalim, dhe të dhënat ekzistuese i sillni me mbi 35 lloje importesh nga Excel. Për shkolla dhe qendra trajnimi është falas, me disa kufizime.

  • A lidhet devBooks me SelfCare dhe me fiskalizimin?

    Po, përmes devPOS, sistemit të fiskalizimit të dev.al. Faturat e blerjes dhe të shitjes nga SelfCare importohen automatikisht në devBooks. Faturat i fiskalizoni dhe statusin e pagesës e kontrolloni po nga devBooks, pa hedhur asgjë dy herë.

  • A mund të importoj të dhënat nga devPOS?

    Po. Nga devPOS kalojnë automatikisht kartelat bazë, faturat e blerjes, faturat e shitjes dhe dokumentet shoqëruese të lëvizjeve të magazinës. Integrimi punon në të dy drejtimet përmes webhook-ut, ndaj një faturë e lëshuar në devPOS shfaqet në devBooks pa e importuar me dorë.

  • A mund të punoj me disa kompani dhe disa vite fiskale?

    Po. Secila kompani ka databazën e vet dhe kalimi nga njëra te tjetra bëhet në çast, ndaj një zyrë kontabiliteti i mban klientët e saj në të njëjtin sistem pa i përzier të dhënat. Në fund të vitit mbyllni vitin fiskal dhe hapni vitin e ri, bashkë me gjendjet fillestare.

  • Si funksionon Devi në WhatsApp dhe a mund t'i flas me zë?

    Devi punon në WhatsApp njësoj si brenda aplikacionit. Numrin e lidhni me një kod verifikimi që vlen 10 minuta, manualisht ose me një link të gatshëm. Mesazhet zanore i transkriptojmë automatikisht dhe i trajtojmë si kërkesë të shkruar, kështu që mund të kërkoni gjendje, raporte apo veprime duke folur.

  • A mund t'i importoj të dhënat e mia nga Excel?

    Po. Ju japim mbi 35 lloje importesh nga Excel, me shabllone të gatshëm për shkarkim, për të gjitha kartelat dhe dokumentet kryesore. Fletët kontabël, mandatet e arkës dhe të bankës, punonjësit dhe listëpagesat importohen po ashtu nga Excel.

  • Kush i sheh të dhënat e mia dhe si kontrollohen të drejtat?

    Të dhënat i sheh vetëm kush ka të drejtë. Ju japim mbi 500 të drejta të veçanta që i gruponi në role, plus kufizime të dedikuara për përdorues të caktuar. Hyrja bëhet në dy hapa ose me llogari Google, me bllokim pas tentativave të dështuara, dhe për çdo dokument mbajmë gjurmë se kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.

  • A mund t'i modifikoj faturat pasi janë postuar?

    Po. Faturat e shitjes, të blerjes dhe dokumentet kontabël i modifikoni sa herë e kërkon puna. Periudhat e postimit i konfiguroni vetë, dhe sistemi i bllokon veprimet jashtë periudhës së lejuar. Çdo ndryshim ruhet në gjurmën e dokumentit.

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në