Moduli 04 · Inventar dhe magazina

Inventar dhe magazina: program magazine me disa magazina

Stoku ndiqet për çdo magazinë veç e veç, me fletë hyrje e dalje, seriale, barkode dhe njoftime për stokun minimal.

Përditësuar më

Kuti magazinimi të numëruara në rafte

Shkurt

Disa magazina, fletë hyrje e dalje me aprovim, seriale, barkode dhe njoftim kur artikulli bie nën stokun minimal.

11 funksione

Çfarë bën moduli

Të gjitha janë në produkt sot.

  • Punoni me disa magazina, me fletë hyrje, fletë dalje dhe lëvizje magazine, me mundësi aprovimi para postimit.
  • Hyrjet dhe daljet e stokut i menaxhojmë me prioritet të paracaktuar në nivel artikulli: nëse artikulli ka një magazinë kryesore në kartelën e tij, daljen e kryejmë automatikisht nga ajo magazinë, pavarësisht magazinës së përdorur në dokumentin e faturimit, duke ruajtur saktësinë dhe konsistencën e inventarit.
  • Rezervimet e artikujve i menaxhojmë në mënyrë që stoku i disponueshëm për dokumentet e tjera operative të jetë gjithmonë i saktë.
  • Artikujt i ndjekim me seriale unike dhe me historik të plotë të lëvizjeve për secilin.
  • Barkodet i skanoni në punë dhe i importoni e i eksportoni në grup.
  • Njësitë matëse i mbajmë të ndara në njësi bazë dhe njësi blerjeje me koeficientë konvertimi, kështu që stoku qëndron gjithmonë në njësinë bazë.
  • Rivlerësoni inventarin dhe ndryshoni sasinë apo çmimin, me gjurmë të plotë kontabël.
  • Stokun negativ e lejoni ose e bllokoni sipas politikës suaj.
  • Ju njoftojmë automatikisht për artikujt nën stokun minimal dhe mbi stokun maksimal.
  • Për secilin artikull mbajmë kartelë të detajuar të lëvizjeve, me koston dhe sasinë në çdo moment.
  • Menaxhojmë afatet e garancisë, automjetet dhe transportuesit, të lidhura me dokumentet e lëvizjes.

Stoku që përputhet me kontabilitetin

Çdo lëvizje stoku ka dokumentin e vet: fletë hyrje kur vjen malli, fletë dalje kur shitet ose konsumohet, lëvizje magazine kur kalon nga një magazinë te tjetra. Fletët e hyrjes dhe të daljes gjenerohen vetë nga faturat e blerjes dhe të shitjes, dhe mund të kërkoni aprovim para se të postohen. Kështu sasia në magazinë dhe vlera në kontabilitet dalin nga të njëjtat dokumente.

Nëse një artikull ka magazinë kryesore në kartelën e tij, dalja bëhet nga ajo magazinë edhe kur fatura është bërë nga një magazinë tjetër. Malli i rezervuar nuk del si i disponueshëm në dokumentet e tjera, dhe stokun negativ e lejoni ose e bllokoni sipas politikës suaj. Kur blini me kuti dhe shisni me copë, koeficienti i konvertimit e mban stokun në njësinë bazë.

Inventarizimi në fund të vitit

Ligji 25/2018 kërkon inventarizim të paktën një herë në periudhën raportuese, dhe DPT kërkon gjendjen analitike të inventarit më 31 dhjetor, me njësi, sasi, çmim dhe vlerë. Kartela e lëvizjeve të çdo artikulli jep sasinë dhe koston në çdo moment, ndaj diferencat e numërimit fizik i regjistroni para mbylljes, me rivlerësim inventari dhe me gjurmë të plotë kontabël. Hapat e tjerë janë te lista e mbylljes së vitit.

Për dyqanet me shumë artikuj, barkodet skanohen në punë dhe importohen në grup; shihni programin për market dhe dyqan.

Blogu

Udhëzues të lidhur

Afatet, shifrat dhe hapat që lidhen me këtë modul, nga blogu i devBooks.

Të gjitha postimet e blogut

Të lidhura

Modulet që punojnë bashkë me këtë

Shtrëngim duarsh mbi tavolinë pas një marrëveshjeje

Shitje dhe blerje

Kërkesë, ofertë, urdhër dhe faturë të lidhura mes tyre, likuidim faturash dhe mandate që gjenerohen në postim.

Linjë prodhimi me pjesë automjetesh të varura

Prodhimi

Receptura me firo ligjore dhe menaxheriale, fletë për çdo fazë dhe skema postimi për prodhimin në proces.

Arkëtare në banakun e një kafeneje me pikë shitjeje

Arka dhe pika e shitjes

Ndërfaqe e dedikuar për pikën e shitjes, skanim barkodi, pagesa të ndara dhe arkë me gjurmë për çdo arkëtar.

Të gjitha funksionalitetet Devi, asistenti me inteligjencë artificiale Kërkoni një demo për këtë modul

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në