Moduli 08 · Agjentët e shitjes

Agjentët e shitjes: komisione, objektiva dhe performanca

Komisionet e agjentëve dhe të menaxherëve llogariten sipas hierarkisë së ekipeve, me objektiva dhe bonus retroaktiv.

Përditësuar më

Tre kolegë diskutojnë rreth një laptopi

Shkurt

Komisione për agjentët dhe menaxherët sipas ekipit, objektiva me bonus retroaktiv mbi faturat e periudhës dhe renditje e agjentëve.

5 funksione

Çfarë bën moduli

Të gjitha janë në produkt sot.

  • Hierarkinë e ekipeve e ndërtoni me menaxherë dhe anëtarë, dhe çdo menaxher merr komisionin shtesë mbi shitjet e anëtarëve të vet.
  • Rregullat e komisionit i caktoni me kufij objektivi dhe me bonus retroaktiv, që zbatohet mbi të gjitha faturat e periudhës sapo arrihet objektivi.
  • Periudhën e llogaritjes e zgjidhni vetë: për faturë, ditore, mujore ose në një interval datash të personalizuar.
  • Llogarisim komisionet individuale dhe komisionet shtesë të menaxherit mbi shitjet e ekipit.
  • Agjentët i renditim sipas shitjeve, komisionit ose numrit të faturave, me një panel të dedikuar performance dhe raport që eksportohet.

Si llogaritet komisioni

Ekipet e shitjes ndërtohen si hierarki, me menaxherë dhe anëtarë. Çdo agjent merr komisionin e vet mbi faturat që shet, dhe menaxheri merr një komision shtesë mbi shitjet e anëtarëve të ekipit të vet. Rregullat e komisionit kanë kufij objektivi: kur agjenti e arrin objektivin, bonusi zbatohet në mënyrë retroaktive mbi të gjitha faturat e periudhës, jo vetëm mbi ato pas kufirit.

Periudhën e llogaritjes e zgjidhni sipas mënyrës si i paguani agjentët: për faturë, ditore, mujore ose për një interval datash. Komisionet llogariten nga faturat e shitjes, ndaj nuk mblidhen nga tabelat Excel të secilit agjent dhe nuk rinumërohen në fund të muajit.

Performanca e ekipit

Paneli i performancës i rendit agjentët sipas shitjeve, komisionit ose numrit të faturave, dhe raporti eksportohet për pagesën ose për mbledhjen e ekipit. Faturat mbi të cilat llogaritet komisioni vijnë nga shitjet dhe blerjet, me nivelet e çmimit dhe zbritjet që keni caktuar për klientët.

Kur komisioni i paguhet një punonjësi bashkë me pagën, ai hyn në pagën bruto; shumën neto që i mbetet e shihni me kalkulatorin e pagës bruto neto.

Të lidhura

Modulet që punojnë bashkë me këtë

Shtrëngim duarsh mbi tavolinë pas një marrëveshjeje

Shitje dhe blerje

Kërkesë, ofertë, urdhër dhe faturë të lidhura mes tyre, likuidim faturash dhe mandate që gjenerohen në postim.

Monitor me grafik raportimi në një tavolinë të ndritshme pune

Raportim dhe analizë

Rreth 70 raporte të gatshme, pasqyrat financiare, librat e shitjes e të blerjes dhe raporte që dërgohen vetë me email.

Ekip në mbledhje pune në zyrë

Burimet njerëzore

Regjistri i punonjësve, llogaritësja e pagës me bonuse e ndalesa dhe listëpagesa që kalon vetë në kontabilitet.

Të gjitha funksionalitetet Devi, asistenti me inteligjencë artificiale Kërkoni një demo për këtë modul

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në