Moduli 06 · Asetet

Asetet: menaxhim asetesh dhe amortizim

Çdo aset merr një numër serial unik dhe ka historikun e vet. Amortizimi fiskal dhe ai menaxherial llogariten paralelisht.

Përditësuar më

Kamion në rrugë në mbrëmje

Shkurt

Aset me serial unik, amortizim fiskal dhe menaxherial paralel, rivlerësim, shtesa dhe nxjerrje jashtë përdorimit.

6 funksione

Çfarë bën moduli

Të gjitha janë në produkt sot.

  • Asetet i menaxhojmë me numra serialë unikë, ku secili ka historikun e plotë të lëvizjeve dhe amortizimin e llogaritur automatikisht.
  • Kategoritë, nënkategoritë dhe grupet e aseteve i konfiguroni bashkë me skemat kontabël përkatëse.
  • Amortizimin fiskal dhe atë menaxherial i llogarisim paralelisht, me metoda që i zgjidhni vetë.
  • Mbulojmë rivlerësimin, shtesat dhe rikonstruksionet, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe shitjen, secilën me efektin e vet kontabël.
  • Për çdo serial caktoni personin përgjegjës dhe datën e vënies në punë, edhe në grup.
  • Ju japim raporte të dedikuara për gjendjen, historikun, kategoritë dhe kartelën përmbledhëse të aseteve.

Nga blerja te nxjerrja jashtë përdorimit

Kur blini një aset, ai merr një numër serial unik dhe futet në kategorinë, nënkategorinë dhe grupin e vet, me skemën kontabël që i përket. Për çdo serial caktoni personin përgjegjës dhe datën e vënies në punë; kur blini disa njësi njëherësh, këtë e bëni në grup. Që andej, çdo ngjarje e asetit ruhet në historikun e tij: rivlerësimi, shtesat dhe rikonstruksionet, shitja ose nxjerrja jashtë përdorimit, secila me efektin e vet kontabël.

Amortizimi fiskal dhe ai menaxherial

Në Shqipëri amortizimi në pasqyrat financiare ndjek SKK 5, ndërsa ai fiskal ndjek normat e nenit 51 të ligjit 29/2023 për tatimin mbi të ardhurat. Kur dy shifrat ndryshojnë, diferenca rregullohet te baza tatimore. Prandaj programi e llogarit amortizimin fiskal dhe atë menaxherial paralelisht, secilin me metodën që zgjidhni, dhe ju nuk mbani një tabelë Excel më vete për njërin prej tyre.

Në vitin e blerjes ose të nxjerrjes jashtë përdorimit, amortizimi fiskal llogaritet në përpjesëtim me periudhën e përdorimit. Normat dhe hapat e tjerë të fundvitit janë te lista e mbylljes së vitit, dhe deklarimi te deklarata e tatimit mbi fitimin.

Raportet e aseteve japin gjendjen, historikun dhe kartelën përmbledhëse për çdo kategori, që ju duhen edhe kur numëroni asetet në inventarizimin e fundvitit.

Blogu

Udhëzues të lidhur

Afatet, shifrat dhe hapat që lidhen me këtë modul, nga blogu i devBooks.

Të gjitha postimet e blogut

Të lidhura

Modulet që punojnë bashkë me këtë

Duar që punojnë me makinë llogaritëse pranë një laptopi me tabelë financiare

Kontabiliteti dhe financa

Plan kontabël si pemë dhe si tabelë, mandate arkëtimi e pagese, disa monedha dhe skema postimi që regjistrojnë vetë.

Monitor me grafik raportimi në një tavolinë të ndritshme pune

Raportim dhe analizë

Rreth 70 raporte të gatshme, pasqyrat financiare, librat e shitjes e të blerjes dhe raporte që dërgohen vetë me email.

Kuti magazinimi të numëruara në rafte

Inventar dhe magazina

Disa magazina, fletë hyrje e dalje me aprovim, seriale, barkode dhe njoftim kur artikulli bie nën stokun minimal.

Të gjitha funksionalitetet Devi, asistenti me inteligjencë artificiale Kërkoni një demo për këtë modul

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në