Çmimet
Llogaritni çmimin e devBooks për biznesin tuaj
Zgjidhni tipologjinë e biznesit, modulet, skenarin e fiskalizimit dhe përdoruesit që ju duhen dhe shihni totalin për vit. Çmimet janë në lekë dhe përfshijnë TVSH.
Kalkulatori
Sa kushton devBooks për ju?
Zgjidhni tipologjinë, modulet, fiskalizimin dhe përdoruesit: totali vjetor me TVSH del i ndarë në abonim bazë, module dhe përdorues shtesë.
Tabela
Tabela e plotë e çmimeve
Të njëjtat shifra të kalkulatorit, të gjitha në një vend.
| Tipologjia e biznesit | Çmimi/vit | Fiskalizim devPOS * | Moduli HR | Asete | Inventar | Rivlerësim inv. | Fletë doganore | Përdorues shtesë |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Shërbime 1 subjekt / 3 përdorues | 28 000.00 L | -30% | 5 000.00 L | 6 000.00 L | - | - | 3 000.00 L | + 700.00 L |
| Shitje BV 1 subjekt / 3 përdorues | 31 000.00 L | -30% | 5 000.00 L | 6 000.00 L | 6 000.00 L | 4 000.00 L | 5 000.00 L | + 700.00 L |
| Shitje BM 1 subjekt / 5 përdorues | 39 000.00 L | -30% | 7 000.00 L | 8 000.00 L | 8 500.00 L | 6 000.00 L | 6 000.00 L | + 850.00 L |
| Grup 6 subjekte / 3 përdorues | 140 000.00 L | -30% | 16 000.00 L | 13 500.00 L | 13 500.00 L | 11 500.00 L | 14 000.00 L | + 700.00 L |
| Kontabilist ** 30 subjekte / 3 përdorues | Sipas marrëveshjes | S'ofrohet | 12 000.00 L | 9 000.00 L | 60 000.00 L | Përfshirë | Përfshirë | - |
| Trajnime / Mësimdhënie *** 1 subjekt / 10 përdorues | Falas | Po | Po | Po | Po | Po | Po | - |
- Çmimet janë në lekë për vit dhe përfshijnë TVSH.
- BV (biznesi i vogël) - xhiro vjetore nën 14 000 000 lekë; BM (biznesi i madh) - 14 000 000 lekë ose më shumë.
- Te paketa Kontabilist, Rivlerësimi i inventarit dhe Fletët doganore përfshihen te Moduli i inventarit (60 000 L).
Përfshirë në çdo paketë
Suport falas, 6 ditë në javë
Suporti është falas, nga e hëna në të premte 8:30-20:00 dhe të shtunave 9:00-13:00.
Pyetje
Pyetje për pagesën, përdoruesit dhe fiskalizimin
Ato që na pyesin më shpesh kur zgjedhin paketën.
-
Çmimi është mujor apo vjetor?
Vjetor, me pagesë një herë në vit, dhe përfshin TVSH. Në kalkulator shihni abonimin bazë, modulet opsionale, përdoruesit shtesë dhe, nëse e zgjidhni, integrimin me software tjetër. Zbritja e devPOS-it nuk i shtohet totalit.
-
Si çmohet fiskalizimi me devPOS?
S'ka çmim fiks. Nëse merrni devPOS bashkë me devBooks, abonimi i devPOS-it është me 30% zbritje; po ashtu edhe klientët ekzistues të devPOS-it, në rinovim. Nëse përdorni software tjetër fiskalizimi, ju japim devPOS falas për periudhën që ju mbetet nga kontrata aktuale dhe pastaj vazhdoni me 30% zbritje, ose integrojmë software-in ekzistues me 2 000 L në vit. Fiskalizimi përfshin një pikë shitje dhe katër operatorë.
-
Po nëse më duhen më shumë përdorues?
Shtoni përdorues shtesë me çmim vjetor. Paketa Shërbime përfshin 3 përdorues dhe çdo përdorues shtesë kushton 700 L në vit; Shitje BM përfshin 5, me 850 L për çdo përdorues shtesë. Paketat Kontabilist dhe Trajnime nuk pranojnë përdorues shtesë.
-
Jam kontabilist dhe mbaj librat e disa bizneseve. Çfarë më duhet?
Pakoja Kontabilist mbulon deri në 30 subjekte me 3 përdorues, dhe çmimi bazë vendoset me marrëveshje sipas subjekteve që administroni. Modulet opsionale (HR, asete, inventar) shtohen me çmimet e tabelës, dhe Moduli i inventarit (60 000 L) përfshin edhe Rivlerësimin e inventarit dhe Fletët doganore.
-
Për trajnime ose mësimdhënie ka tarifë?
Jo. Shkollat, kurset dhe qendrat e trajnimit e përdorin devBooks falas, me 10 përdorues; raportet nuk eksportohen dhe fiskalizimi punon vetëm në ambientin test.
-
Mund ta ndryshoj paketën më vonë?
Po. Module dhe përdorues shtoni ose hiqni kur të doni, dhe totali ndryshon me çmimin e tyre: p.sh. Moduli HR te paketa Shërbime shton 5 000 L në vit. Na shkruani ose na telefononi dhe e bëjmë brenda ditës.
Paketën dhe çmimin e saktë i konfirmojmë në demo
Në një demo të shkurtër ju tregojmë devBooks mbi proceset e biznesit tuaj dhe konfirmojmë së bashku paketën dhe çmimin e saktë.
ose telefononi në ose shkruani në