Receptura dhe firoja
Për çdo produkt ndërtoni recepturën: lëndët e para dhe sasitë që hyjnë në produkt. Firoja mbahet në dy nivele, ligjore dhe menaxheriale, secila në përqindje ose në sasi. Kështu e krahasoni humbjen që lejohet me humbjen që ndodh në të vërtetë, për çdo produkt veç e veç.
Nga planifikimi te produkti i gatshëm
Prodhimi ndiqet në faza: planifikimi, procesimi dhe produkti final, secila me fletën e vet. Elementet e prodhimit regjistrohen me skema postimi të veçanta për produktin e gatshëm, produktin e ndërmjetëm dhe prodhimin në proces, ndaj ajo që është ende në linjë nuk përzihet në kontabilitet me mallin gati për shitje.
Raportet e prodhimit përfshijnë disponueshmërinë e recepturave dhe kartelat e produktit të gatshëm, të prodhimit në proces dhe të planifikimit. Lëndët e para dhe produktet e gatshme ndiqen te inventar dhe magazina, me fletë hyrje e dalje për çdo lëvizje.
Në fund të vitit DPT kërkon gjendjen analitike më 31 dhjetor edhe për lëndën e parë, prodhimin në proces dhe produktet e gatshme, me njësi, sasi, çmim dhe vlerë. Kartelat e prodhimit jua japin këtë gjendje pa e mbledhur me dorë; hapat e tjerë janë te lista e mbylljes së vitit.