Një ditë në arkë
Arkëtari e hap arkën në fillim të turnit dhe punon në ndërfaqen e pikës së shitjes, të ndarë nga pjesa tjetër e programit. Artikullin e zgjedh nga kategoritë me imazhe, e kërkon me emër ose e skanon me barkod. Pagesa ndahet kur klienti paguan në më shumë se një mënyrë, kuponat e zbritjes zbatohen në të njëjtën shitje, dhe dokumenti printohet edhe në format A4.
Në fund të turnit arkëtari e mbyll dhe e deklaron arkën. Çdo hapje, mbyllje dhe deklarim ruhet me emrin e arkëtarit, ndaj një diferencë arke gjendet te turni ku ndodhi, jo në fund të muajit.
Shitja kalon vetë në magazinë dhe në kontabilitet
Faturat e pikës së shitjes nuk eksportohen dhe nuk rihidhen: lidhen drejtpërdrejt me magazinën, që stoku të ulet me çdo shitje, dhe me kontabilitetin. Faturat fiskalizohen përmes devPOS. Si funksionon fiskalizimi e shpjegojmë te udhëzuesi i fiskalizimit 2026, dhe çfarë duhet për të te certifikata elektronike e fiskalizimit.
Disa biznese duhet të pajisen me terminal POS/POI për pagesat me kartë deri më 31 dhjetor 2026; kush detyrohet dhe kush përjashtohet e gjeni te POS/POI dhe fiskalizimi. Për bar-kafe dhe restorante shihni programin për restorant dhe bar, dhe për dyqane programin për market dhe dyqan.