Zgjidhje · Program për market dhe dyqan

Program për market dhe dyqan: arkë me barkod, stok dhe kontabilitet në një sistem

Arkëtari skanon barkodin, stoku ndiqet për çdo magazinë dhe fatura e shitjes kalon vetë në kontabilitet. Kur një artikull bie nën stokun minimal, sistemi ju njofton.

Përditësuar më

Arka me barkod

Pika e shitjes ka ndërfaqen e vet, dhe çdo arkëtar e mbyll arkën me gjurmën e vet.

  • Arkëtari punon në një ndërfaqe të veçantë për pikën e shitjes: zgjedh artikullin nga kategoritë me imazhe, e kërkon ose skanon barkodin.
  • Barkodet i skanoni në punë dhe i importoni e i eksportoni në grup.
  • Arka hapet, mbyllet dhe deklarohet me gjurmë të plotë për secilin arkëtar.
  • Pagesat ndahen në disa mënyra, punoni me kupona zbritjeje dhe printoni në format A4.
  • Faturat e pikës së shitjes lidhen drejtpërdrejt me kontabilitetin dhe me magazinën.

Stoku në rafte dhe në magazinë

Stoku ndiqet për çdo magazinë veç e veç, me fletë hyrje e dalje dhe njoftime për stokun minimal.

  • Punoni me disa magazina, me fletë hyrje, fletë dalje dhe lëvizje magazine, me mundësi aprovimi para postimit.
  • Ju njoftojmë automatikisht për artikujt nën stokun minimal dhe mbi stokun maksimal.
  • Njësitë matëse ndahen në njësi bazë dhe njësi blerjeje me koeficientë konvertimi, ndaj stoku qëndron gjithmonë në njësinë bazë.
  • Rivlerësoni inventarin dhe ndryshoni sasinë apo çmimin, me gjurmë të plotë kontabël.
  • Artikujt që kanë numër serial i ndiqni me seriale unike dhe me historik të plotë të lëvizjeve.
  • Afatet e garancisë i menaxhoni të lidhura me dokumentet e lëvizjes.

Çmimet, furnitorët dhe faturat

Faturat e furnitorëve hyjnë nga SelfCare, dhe çmimi i shitjes caktohet sipas klientit, grupit ose artikullit.

  • Nivelet e çmimit dhe të zbritjes i caktoni sipas klientit, grupit apo artikullit.
  • Marzhin e shitjes e llogarisim vetë, si total dhe i detajuar.
  • Faturat e blerjes dhe të shitjes nga SelfCare importohen automatikisht përmes devPOS.
  • Artikujt e furnitorëve lidhen automatikisht me artikujt tuaj përmes template-ve të importit.
  • Nga fatura e blerjes gjenerohet automatikisht fleta e hyrjes, dhe nga fatura e shitjes fleta e daljes.
  • Faturat fiskalizohen përmes devPOS, dhe statusin e pagesës e kontrolloni nga sistemi.

Raportet dhe kontrolli

Çdo dokument i postuar del menjëherë në raporte, dhe çdo përdorues sheh vetëm atë që i lejohet.

  • Në panelin drejtues shihni marzhin e fitimit, rrotullimin e inventarit dhe pozicionin e parasë.
  • Shitjet dhe blerjet krahasohen automatikisht me periudhën e mëparshme, për të njëjtat ditë të muajit.
  • Librat e shitjes dhe të blerjes plotësohen nga faturat që regjistroni, pa i përpiluar më vete.
  • Raportet e verifikimit për klientë, furnitorë dhe artikuj ju ndihmojnë në rakordim.
  • Mbi 500 të drejta të veçanta i gruponi në role, plus kufizime të dedikuara për përdorues të caktuar.
  • Për çdo dokument mbajmë gjurmë të plotë: kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.

Modulet

Modulet që përdorni

Arkëtare në banakun e një kafeneje me pikë shitjeje

Arka dhe pika e shitjes

Ndërfaqe e dedikuar për pikën e shitjes, skanim barkodi, pagesa të ndara dhe arkë me gjurmë për çdo arkëtar.

Kuti magazinimi të numëruara në rafte

Inventar dhe magazina

Disa magazina, fletë hyrje e dalje me aprovim, seriale, barkode dhe njoftim kur artikulli bie nën stokun minimal.

Shtrëngim duarsh mbi tavolinë pas një marrëveshjeje

Shitje dhe blerje

Kërkesë, ofertë, urdhër dhe faturë të lidhura mes tyre, likuidim faturash dhe mandate që gjenerohen në postim.

Monitor me grafik raportimi në një tavolinë të ndritshme pune

Raportim dhe analizë

Rreth 70 raporte të gatshme, pasqyrat financiare, librat e shitjes e të blerjes dhe raporte që dërgohen vetë me email.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

  • A punon arka me skanim barkodi?

    Po. Arkëtari e skanon barkodin, e kërkon artikullin ose e zgjedh nga kategoritë me imazhe. Barkodet e artikujve i importoni dhe i eksportoni në grup, ndaj nuk i hidhni një nga një kur hapni dyqanin ose kur vjen malli i ri.

  • Si e di kur po mbaron një artikull?

    Sistemi ju njofton automatikisht për artikujt nën stokun minimal dhe mbi stokun maksimal. Për çdo artikull keni kartelën e lëvizjeve, me koston dhe sasinë në çdo moment, dhe stokun negativ e lejoni ose e bllokoni sipas politikës suaj.

  • Kam dy dyqane. A mund ta ndjek stokun e secilit veç e veç?

    Po. Punoni me disa magazina dhe stoku ndiqet për secilën veç e veç, me fletë hyrje, fletë dalje dhe lëvizje magazine mes tyre. Nëse artikulli ka një magazinë kryesore në kartelën e tij, dalja bëhet automatikisht nga ajo magazinë.

  • Sa kushton programi për një market ose dyqan?

    Varet nga tipologjia, modulet dhe përdoruesit. Shitje BV, për shitje me pakicë dhe biznese të vogla me magazinë, nis nga 31 000 lekë në vit me TVSH, me 3 përdorues. Shitje BM, për shitje me shumicë dhe biznese të mesme, nis nga 39 000 lekë, me 5 përdorues. Totalin e llogaritni te çmimet.

  • A mund të vazhdoj me programin e arkës që kam?

    Po. Programin ekzistues të fiskalizimit e integrojmë nga SelfCare me 2 000 lekë në vit. Nëse kaloni në devPOS, ju japim devPOS falas për periudhën që ju mbetet nga kontrata aktuale, dhe pastaj vazhdoni me 30% zbritje.

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në