Funksionalitetet e devBooks
Për biznese të vogla e të mesme dhe për zyra kontabiliteti që mbajnë disa kompani: kontabiliteti, raportimi, shitjet dhe blerjet, magazina, prodhimi, asetet, pagat, agjentët e shitjes, pika e shitjes, integrimet, platforma dhe asistenti Devi. Gjithsej 108 funksione në 12 module; secili modul ka faqen e vet me listën e plotë.
Përditësuar më
Sipas llojit të biznesit: Program për market dhe dyqanProgram për restorant dhe barProgram për zyra kontabiliteti
01 · 13 funksione
Kontabiliteti dhe financa
Plani kontabël, fletët kontabël, arka, bankat, monedhat dhe llogaritë e TVSH-së janë në një vend. Regjistrimet i bëjnë vetë skemat e postimit.
02 · 11 funksione
Raportim dhe analizë
Pasqyrat financiare, deklarimet tatimore dhe librat e shitjes e të blerjes dalin nga të dhënat që regjistroni. Ka rreth 70 raporte të gatshme.
03 · 10 funksione
Shitje dhe blerje
Shitjet dhe blerjet ndiqen nga kërkesa dhe oferta deri te fatura dhe likuidimi i saj, dhe dokumentet lidhen automatikisht mes tyre.
04 · 11 funksione
Inventar dhe magazina
Stoku ndiqet për çdo magazinë veç e veç, me fletë hyrje e dalje, seriale, barkode dhe njoftime për stokun minimal.
05 · 4 funksione
Prodhimi
Recepturat mbulojnë planifikimin, procesimin dhe produktin final, me firo ligjore dhe menaxheriale për secilin produkt.
06 · 6 funksione
Asetet
Çdo aset merr një numër serial unik dhe ka historikun e vet. Amortizimi fiskal dhe ai menaxherial llogariten paralelisht.
07 · 5 funksione
Burimet njerëzore
Këtu mbahet regjistri i punonjësve dhe llogaritet listëpagesa, me bonuse, ndalesa dhe festat zyrtare. Pastaj ajo kalon vetë në kontabilitet.
08 · 5 funksione
Agjentët e shitjes
Komisionet e agjentëve dhe të menaxherëve llogariten sipas hierarkisë së ekipeve, me objektiva dhe bonus retroaktiv.
09 · 4 funksione
Arka dhe pika e shitjes
Pika e shitjes ka ndërfaqen e vet, dhe arka hapet, mbyllet e deklarohet për secilin arkëtar.
10 · 10 funksione
Integrime dhe shkëmbim të dhënash
Me SelfCare dhe fiskalizimin punojmë përmes devPOS, që lidhet me kontabilitetin në të dy drejtimet. Lidhemi edhe me devHR, dhe nga Excel ka mbi 35 lloje importesh.
11 · 12 funksione
Platforma, siguria dhe administrimi
Mbi 500 të drejta të veçanta, të grupuara në role, për disa kompani dhe disa vite fiskale. Për çdo dokument ruhet gjurma e plotë.
12 · 17 funksione
Devi, asistenti me inteligjencë artificiale
Devi, asistenti me inteligjencë artificiale i devBooks, u përgjigjet pyetjeve nga të dhënat reale të kompanisë suaj. Punon brenda aplikacionit dhe në WhatsApp, edhe me mesazhe zanore. Mund ta provoni falas.
Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat
Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.
ose telefononi në ose shkruani në