Kush sheh çfarë
Në një kompani, arkëtari, magazinieri, kontabilisti dhe pronari nuk kanë nevojë të shohin të njëjtat gjëra. Mbi 500 të drejta të veçanta grupohen në role, dhe roli i jepet përdoruesit; kur një përdoruesi i duhet një kufizim më shumë, ai shtohet vetëm për të. Çdo dokument dhe kartelë mban gjurmën e plotë: kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.
Hyrja bëhet në dy hapa ose me llogari Google. Pas disa tentativave të dështuara llogaria bllokohet, dhe fjalëkalimi rikuperohet me email.
Disa kompani, disa vite fiskale
Zyrat e kontabilitetit dhe grupet e kompanive punojnë me disa kompani në të njëjtin program. Secila ka databazën e vet, vitet fiskale mbeten të ndara, dhe kalimi nga njëra te tjetra bëhet në çast. Shihni programin për zyra kontabiliteti.
devBooks punon në web, pa instalim. Diferencat me programet desktop i kemi krahasuar te program kontabiliteti online apo desktop, dhe pyetjet që duhen bërë para se të zgjidhni një program te si të zgjedhësh program kontabiliteti ose ERP.
Në punën e përditshme, drafti i çdo dokumenti ruhet që ta vazhdoni më vonë, skedarët bashkëngjiten te dokumenti, dhe veprimet me volum të madh punojnë në sfond pa ju bllokuar ekranin.