Arka dhe pika e shitjes
Ndërfaqe e dedikuar për pikën e shitjes, skanim barkodi, pagesa të ndara dhe arkë me gjurmë për çdo arkëtar.
Zgjidhje · Program për restorant dhe bar
Arkëtari shet nga një ndërfaqe e veçantë, dhe çdo faturë e pikës së shitjes kalon vetë në magazinë dhe në kontabilitet. Faturat e blerjes nga SelfCare hyjnë pa i rishtypur, dhe fiskalizimi bëhet përmes devPOS.
Përditësuar më
Pika e shitjes ka ndërfaqen e vet, dhe arka hapet, mbyllet e deklarohet për secilin arkëtar.
Stoku ndiqet për çdo magazinë veç e veç, me njoftim kur një artikull bie nën minimumin.
Për produktet që përgatitni vetë ndërtoni recepturën, me firo ligjore dhe menaxheriale.
Faturat e blerjes nga SelfCare hyjnë vetë, dhe fatura e furnitorit krijon fletë hyrjen në magazinë.
Listëpagesa kalon vetë në kontabilitet, dhe treguesit kryesorë shihen pa pritur mbylljen e muajit.
Modulet
Ndërfaqe e dedikuar për pikën e shitjes, skanim barkodi, pagesa të ndara dhe arkë me gjurmë për çdo arkëtar.
Disa magazina, fletë hyrje e dalje me aprovim, seriale, barkode dhe njoftim kur artikulli bie nën stokun minimal.
Receptura me firo ligjore dhe menaxheriale, fletë për çdo fazë dhe skema postimi për prodhimin në proces.
Import automatik nga SelfCare dhe fiskalizim përmes devPOS, integrim në të dy drejtimet dhe mbi 35 lloje importesh nga Excel.
Rreth 70 raporte të gatshme, pasqyrat financiare, librat e shitjes e të blerjes dhe raporte që dërgohen vetë me email.
Pyetje
Po. Arkëtari punon në një ndërfaqe të veçantë për pikën e shitjes: zgjedh artikullin nga kategoritë me imazhe, e kërkon ose skanon barkodin, dhe e ndan pagesën në disa mënyra. Arka hapet, mbyllet dhe deklarohet për secilin arkëtar, dhe faturat kalojnë drejtpërdrejt në magazinë dhe në kontabilitet.
Përmes devPOS, sistemit të certifikuar të fiskalizimit të dev.al, që punon në kompjuter, tablet dhe telefon (iOS dhe Android), edhe pa internet. Nga devBooks kontrolloni statusin e pagesës, dhe faturat e blerjes e të shitjes nga SelfCare importohen automatikisht. Shihni integrimet.
Jo. Programin ekzistues e integrojmë nga SelfCare me 2 000 lekë në vit. Nëse doni të kaloni në devPOS, ju japim devPOS falas për periudhën që ju mbetet nga kontrata aktuale, dhe pastaj vazhdoni me 30% zbritje.
Varet nga tipologjia, modulet dhe përdoruesit. Paketa Shitje BV, për shitje me pakicë dhe biznese të vogla me magazinë, nis nga 31 000 lekë në vit me TVSH dhe përfshin 3 përdorues; moduli i inventarit shtohet me 6 000 lekë. Totalin e llogaritni te çmimet.
Po. devBooks ka aplikacion Android, dhe Devi, asistenti me inteligjencë artificiale, punon edhe në WhatsApp: kërkoni një gjendje ose një raport me shkrim ose me mesazh zanor, pa hapur aplikacionin. Përgjigjen e merr nga të dhënat e kompanisë suaj.
Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.
ose telefononi në ose shkruani në