Rreth nesh

Jemi dev.al: software për bizneset shqiptare që nga viti 2010

Image & Communications Development shpk (dev.al) është kompani shqiptare software-i, e themeluar në Tiranë. Prej më shumë se 15 vjetësh ndërtojmë programe për bizneset shqiptare, me cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm.

Mbi 27,000

Çdo ditë

biznese punojnë me aplikacionet tona

devPOS, devBooks, devPMS dhe devHR, të gjitha nga dev.al

Produktet

Katër produkte, të lidhura mes tyre

Fatura e fiskalizuar në devPOS kalon në kohë reale në kontabilitetin e devBooks, ku vijnë edhe të dhënat e stafit nga devHR.

  • devPOS

    Sistemi i certifikuar i fiskalizimit dhe, sipas të dhënave tona, zgjidhja më e përdorur në treg mes 53 alternativave. Punon në kompjuter, tablet dhe telefon (iOS dhe Android), edhe pa internet.

  • devBooks

    Sistemi ERP për menaxhimin e biznesit, i lidhur në kohë reale me devPOS dhe SelfCare, me asistentin Devi që u përgjigjet pyetjeve edhe në WhatsApp.

  • devPMS

    Menaxhimi i hoteleve: rezervime, recepsion, mbi 100 kanale online si Booking dhe Expedia, fiskalizim dhe pagesa online.

  • devHR

    Hyrje-daljet, turnet, lejet dhe listëpagesat e stafit, në web dhe në celular (Android dhe iOS). Të dhënat kalojnë te devBooks.

Pagesat

Faturë, fiskalizim dhe pagesë me kartë, në një sistem

Në vitin 2024 dev.al mori shumicën e aksioneve të Rubicon sh.a., institucion parash elektronike i licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe anëtar parimor i Mastercard, që qëndron pas Pago.al. Kështu klientët tanë faturojnë, fiskalizojnë dhe marrin pagesa me kartë nga i njëjti sistem.

Rritja

Nga afro 16,000 biznese në 2022 te mbi 27,000 në 2026

  1. 2022

    afro 16,000

    biznese me devPOS

  2. 2023

    18,500

    biznese me devPOS

  3. 2024

    mbi 20,000

    subjekte tregtare

  4. 2025

    mbi 23,000

    biznese

  5. 2026

    mbi 27,000

    biznese

Ekipi

Rreth 95 profesionistë në Tiranë

Programet tona të praktikës kanë nisur karrierën e dhjetëra të rinjve, shumë prej të cilëve punojnë ende me ne. Mbështesim inovacionin në Shqipëri si sponsor Platinum i Albanian ICT Awards (2021-2024), Gold Partner i Future2Tech (2025) dhe anëtar i Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI).

Kompania

Të dhënat e kompanisë

Emri ligjor
Image & Communications Development shpk
NIPT
L01511027P
Themeluar
9 mars 2010, Tiranë
Adresa
Rruga "Ukraina e Lirë", Nr. 6, Kati 5, 1005 Tiranë
Telefoni
Email
Faqja
dev.al

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në